• Për t'i eliminuar që në fillim ndikimet negative të aktiviteteve tona në mjedis, ne kemi marrë masa proaktive nëpërmjet identifikimit të aspekteve mjedisore dhe kryerjes së një analize të rreziqeve. 

  • Ne gjithashtu angazhohemi për qëndrueshmërinë dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mjedisit, në linjë me objektivat tona

  • Përpos kësaj, për të reduktuar përdorimin e burimeve natyrore dhe çlirimin e gazeve me efekt serrë, ne mbështesim gjithmonë projekte të padëmshme për mjedisin.

  • Në kuadër të legjislacionit kombëtar, ne përmbushim të gjitha kërkesat e përcaktuara nga aksionarët tanë dhe zbatojmë kërkesat përkatëse ligjore.  

  • Për më tepër, ne sigurojmë fondet e duhura dhe trajnimin që u nevojitet punonjësve dhe nënkontraktorëve tanë në lidhje me mjedisin, si dhe mbështesim studimet në lidhje me ndërgjegjësimin e tyre.