Me synimin për t'u bërë lidere në shitjet për eksport në tregjet ndërkombëtare ndër kompanitë farmaceutike vendase në Turqi deri në vitin 2022, "Pharmactive" vazhdon të zhvillojë biznesin e vet në zyrat e saj përfaqësuese, si dhe me partneritete në shtete të ndryshme për ta arritur këtë synim.


Në vitin 2017, "Pharmactive" prezantoi produktet e saj në 32 tregje të ndryshme, duke përfshirë Rusinë, Lindjen e Mesme, Bashkësinë e Shteteve të Pavarura, Afrikën, shtetet e Ballkanit dhe Lindjen e Largët, falë partnerëve të vet ndërkombëtarë dhe zyrave përfaqësuese.


Produktet e "Pharmactive" të prodhuara në objektet e prodhimit të produkteve farmaceutike të "Pharmactive", të certifikuara për GMP nga BE, u licencuan nga autoritetet e Austrisë, Gjermanisë, Spanjës, Italisë, Holandës, Maltës, Portugalisë, Mbretërisë së Bashkuar, Hungarisë dhe Francës, dhe iu janë shitur këtyre tregjeve brenda tremujorit të fundit të vitit 2017.


"Pharmactive", me investime të konsiderueshme të kryera në fushën e bioteknologjisë, u ofron udhëheqje rajonale partnerëve të saj të mundshëm me portofolin e vet të gjerë të produkteve, kompetencën në çështjet rregullatore dhe të marketingut, mbështetjen për trajnime marketingu dhe shitjesh dhe strukturën e fortë financiare, si dhe qasjen e saj të orientuar drejt klientëve.