"Pharmactive" operon në fushat e teknologjisë farmaceutike, kimisë farmaceutike dhe zhvillimit të proceseve në qendrën e saj të kërkim-zhvillimit të vendosur në një zonë prej 3200 metrash katrorë brenda objekteve moderne.


Kompania synon të përforcojë bashkëpunimin midis universiteteve dhe industrisë dhe të krijojë produkte të reja, duke përdorur qasje novatore në fusha të ndryshme terapeutike me stafin e saj të specializuar të kërkim-zhvillimit, të kualifikuar me Bachelor, master dhe doktoraturë. "Pharmactive" i shton vlerë industrisë farmaceutike turke me produktet cilësore dhe vizionin e saj.


Në përvjetorin e saj të dytë, "PharmRD" u njoh nga Ministria e Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë si një qendër farmaceutike kërkim-zhvillimi. Ajo ka aplikuar pranë autoriteteve turke dhe të Bashkimit Evropian për të marrë licencat e nevojshme për 156 forma dozimi me 101 molekula që ka zhvilluar në pesë vitet e fundit. Qendra krenohet me infrastrukturën, kapacitetin, njohuritë dhe kompetencën për të zhvilluar të gjitha format e dozimit në linjë me tregjet e BE-së dhe me tregje të tjera të rregulluara.


Në linjë me qasjen e saj të zhvillimit të produkteve novatore të bazuar në konceptin "QbD", qendra "PharmRD" i zhvillon produktet gjenerike që nevojiten në treg në përputhje me rregulloret e "EMEA" dhe "ICH". Ajo ofron shërbim nëpërmjet një stafi me përvojë, të cilët kanë masterë dhe doktoratura në fushat e mëposhtme:


• Zhvillimi i formulimit të produkteve të reja:

• Ekzaminimi i pacientëve

• Përmirësimi dhe zhvillimi i produkteve

• Menaxhimi i projekteve